09:34 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Pejë, vetura përplaset me murin (Pamje)

Në vendin e ashtuquajtur “Rrethi i Dulisë” në Pejë mbrëmë vonë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.

Lexues të Indeksonline që kanë dërguar fotografi të aksidentit, kanë thënë se vetura është vetaksidentuar duke u përplasur në një objekt afër rrugës.

Në aksident është përfshirë vetëm një veturë, në të cilën mendohet se ishin tre të rinj, të cilët kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal menjëherë në teren pas marrjes së informacionit. /Indeksonline/