12:02 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 11:00 të premten ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Prizrenit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:55, ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetaksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencën e Prizrenit.

Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, tha ai./IndeksOnline/