21:30 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Vetaksident në fshatin Slivovë, tre persona janë lënduar

Vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Slivovë të Prishtinës.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se tre persona janë lënduar nga ky vetaksident.

“Sot rreth orës 19:30, në fshatin Slivovë,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Bazuar në të dhënat e deritanishme tre  persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale.

 Personat e lënduar  janë dërguar për trajtim mjekësor. Me  rastin po merret njësiti trafikut”, u shprehë ajo./Indeksonline/