16:32 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, vetura bie në lum (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë.

Sipas lexuesit të Indeksonline, vetura e tipit Smart është vetaksidentuar, duke dal nga rruga dhe ka rënë në ujë.

Raportohet se në aksident ka edhe të lënduar. Ekipet policore kanë dal menjëherë në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po merren me të. /Indeksonline/