18:16 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vetaksident në Prizren, goditet shtylla elektrike

Një vetaksident është shkaktuar pak më parë në Prizren.

Saktësisht në lagjen ‘Arbana’ vetura e tipit ‘Shkoda’ është vetaksidentuar, ku ka goditur një shtyllë elektrike që ishte e vendosur në njërën anë të rrugës, raporton Indeksonline.

Nuk dihet për të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente dhe po merren me rastin./Indeksonline/