Vetaksident në Shalë të Lipjanit, vdes një 48-vjeçar

Një 48 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit.
Dyshohet se viktima ishte rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë“, deklaroi Ahmeti.