17:23 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vetaksident: Rrotullohet vetura në Vranjefc

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:00 sot në Vranjefc të Prishtinës.

Një lexues për IndeksOnline ka thënë se një i mitur është rrotulluar teksa voziste veturën e tij.

Sipas një video shihet se vetura është rrotulluar në mes të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia dhe autoambulanca.

Bajram Krasniqi nga PK për IndeksOnline ka thënë se një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 13:31, në rrugën “Asllan Pireva”, ka ndodhur një aksident trafiku, e përfshirë ka qenë vetëm një veturë (vet-aksident), një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia policore po merret me aksidentin”, tha ai./IndeksOnline/