18:13 / E Martë, 23 Prill 2024 / k.v

Vetaksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky rast ku shihet vetura e dëmtuar në skajin e rrugës.

Përveç dëmeve materiale të cilat shihen edhe në pamje, nuk është njoftuar zyrtarisht për gjendjen shëndetësore të personit apo personave të përfshirë në aksident.

Policia rrugore është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin./IndeksOnline/