15:30 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / k.v

Vetaksident trafiku në rrugën Skenderaj-Mitovicë, rrokulliset një veturë

Në rrugën Skenderaj-Mitrovicë, afër fshatit Tërrnavc, ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku një veturë ka përfunduar e rrokullisur në skaj të rrugës.

Përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për personin apo personat që ndodheshin në veturë.

Policia e trafikut i është përgjigjur rastit dhe është duke u marrë me të./IndeksOnline/