20:47 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Vetaksidenti në Istog/ Në veturë ishte nëna me vajzën e saj

Një vetaksident trafiku ka ndodhur të martën në komunën e Istogut.

Vetura në të cilën gjindeshin një grua dhe fëmija i saj, i moshës 7 vjeçare, është përplasur me shtyllën elektrike.

IndeksOnline mëson se nëna me vajzën e saj kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

7 vjeçarja si pasojë e aksidentit ka thyer disa dhembë./IndeksOnline/