08:14 / E Shtunë, 21 Shtator 2019

Vetëaksident afër liqenit të Batllavës, një i lënduar

Një vetëaksident ka ndodhur mbrëmë afër liqenit të Batllavës.

Rastin e ka konfirmuar, edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se një person ka mbetur i lënduar.

“Mund të konfirmojë se një vetëaksident ka ndodhur rreth orës 22:05 afër liqenit të Batllavës ku një person ka mbetur i lënduar. Këto janë informacionet që janë deri më tani, ndërsa Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë zyrtarët policor të  cilët janë marrë me rastin./Indeksonline/