19:21 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Vetëdorëzohen dy vëllezërit që plagosën dy persona në pikë karburanti në Milloshevë

Sonte janë vetëdorëzuar dy persona në polici pasi shtinë me armë zjarri në fshatin Milloshevë, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ku mbetën të lënduar dy persona.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se SH.V. 1985 dhe vëllai i tij A.SH. 1984 janë vetëdorëzuar dhe u është konfiskuar vetura e përdorur, “VW Polo”.

Po ashtu, mësohet se vëllezërve që ishin arratisur pas të shtënave me armë zjarri, u është konfiskuar edhe një relove “TT Zastava”me një karikator dhe 2 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Sipas të dhënave motivi i kësaj ngjarjeje ka ndodhur para disa ditësh, ku ka qenë një mosmarrëveshjeje midis dy grupeve.

Dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/