75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 02 Prill 2026 / OSH

Vetëdorëzohët në Spanjë shqiptari i kërkuar për 446 ton kokainë

Eralbi Breçani, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve është vetëdorëzuar në Spanjë.

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit ish-zyrtar policie sipas SPAK, së bashku me Ergys Dashin dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e 446 kg sasi kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.