09:48 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vetëm 1.8 për qind e votave nga diaspora- të pavlefshme!

Të mërkurën janë numëruar  13 mijë e 500 fletëvotimeve, të cilat kanë ardhur nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Në disa media u raportua se mërgimtarët nga vendet e ndryshme të botës nuk ditën që të votonin si duhet, duke konkluduar se një numër i madh i votave janë të pavlefshme, shkruan Indeksonline.

Por në fakt kjo nuk po del të jetë e tillë.

Së paku, kështu thuhet në rezultatet e fundit të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Analisti, Blerim Vela, në një postim në Facebook ka thënë se vetëm 1.8% e votave nga diaspora kanë qenë të pavlefshme, krahasuar me 4.8% të votave të pavlefshme brenda Kosovës.

“FAKT: Vetem 1.8% e votave nga diaspora kanë qenë te pavlefshme, krahasuar me 4.8% te votave te pavlefshme brenda Kosoves. Kaq për argumentin mbi “analfabetizmin” dhe “mosdijen” e diasporës se si të votojë!”, ka shkruar Vela./Indeksonline/