09:09 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / AR

Vetëm 186 raste aktive me Covid në Kosovë

Në Kosovë u raportua të mërkurën edhe për 15 persona të infektuar me Covid-19.

Rastet e reja pozitive, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rezultuan pas testimit të 1,713 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 67 pacientë.

Me këto shifra, sipas IKShPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë qëndron në 107,610, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,174.

Raste aktive aktualisht janë 186.