08:18 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vetëm 24 vjeç, por ka 14 tituj me Realin

Francezi i Real Madridit, Varane, po rritet me një ritëm të shpejtë për moshën e tij.

Botërori për Klubet ka qenë trofeu i tij i fundit që iu shtua “palmaresit” privat, në të cilin tashmë janë 14 tituj në moshën vetëm 24-vjeçare.

Me ritmin që ka Real Madridi në sezonet e fundit, është e mundur që së shpejti të ketë më shumë tituj se vite.

Qendërmbrojtësi francez arriti në “Shtëpinë e Bardhë” në moshën 18-vjeçare dhe ka jetuar nga një rol udhëheqës në të gjithë fazën e triumfit të Real Madridit, që ka mbyllur një vit historik 2017, me pesë trofe të fituar, më shumë se kurrë.

Këto arritje janë gati rekord për moshën e tij. Për krahasim, shoku i tij i grupit, partneri në qendër të mbrojtjes madrilene (Ramos), ka 18 tituj të bardhë, me 31 vite mbi supe. Vetëm katër trofe më pak.

Është e qartë se ai ka fituar gjithçka në nivelin e klubit, kështu që llogaria e vetme e papaguar që ka është në nivelin e kombëtares. Një situatë e privilegjuar për të ëndërruar rekordin e Gento-s.