07:48 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Vetëm 3 orë brenda ditës e lejuar birra, s’bën ta fotografosh e as ta pini ulur

Koreja e Veriut, një vend i izoluar në shumë forma dhe me në krye me një udhëheqës si Kim Jong un edhe kohën e birrë e ka të caktuar, dhe dënime shumë të mëdha për ata që s’u binden urdhërave.

Në vitin 2016 u organizua për herë të parë Festa e Birrës në Korenë e Veriut, ku koha e pirjes së birrë ishte mes orës 17:00 dhe 20:00, dhe nuk kishin të drejtë të uleshin në asnjë lokal.

Birra duhej të pihej në këmbë, dhe asnjë lokal nuk kishte karrige, pasi sipas organizatorëve përderisa duron alkoolin duhet të duroni edhe lodhjen e këmbëve.

Nëpër lokale nuk kishte muzikë dhe ishte e ndaluar nga qytetarët të bënin fotografi.