15:24 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

Vetem 5 ditë na ndajnë nga Unum Festival

Eventi më i madhe e festa më e njohur e muzikës elekronike në Shqipëri, Unum Festival, tashmë ka shitur 90% të biletave.

Me emra si MARCO CAROLA, BEDOUIN, HOT SINCE 82, RICARDO VILLALOBOS dhe më shumë se 90 artistë të tjerë që do të performojnë në këtë festival në Shëngjin, nuk ka dyshim se Unum Festival është një event që nuk duhet humbur këtë vit.

Skena me pamje te re, aktivitete te ndryshme dhe vizitore nga e gjithë bota priten këtë edicion i cili fillon me datë 1 Qershor.

Unum Festival ka tashmë është bërë një emër i njohur për trevat shqipëtare si dhe t’gjithë Evropën si një nga festivalet më të mirë në Europë. Dhe një vend me mundësi të shkëlqyer për të takuar njerëz të ndryshëm dhe për të eksploruar muzikën e re dhe kulturën në një mjedis fantastik.

Unum Festival premton të jetë një eksperiencë e paharrueshme për të gjithë ata që dojnë muzikën house dhe techno për 6 ditë dhe 6 netë, nga 1-6 qershor 2023.
Por nuk është vetëm muzika që bën Unum Festival një event kaq të veçantë. Festivali zhvillohet në plazhin idilik të Ranës së Hedhun në Shëngjin, Shqipëri, dhe ambienti magjepsës e bën eksperiencën më magjepsëse.
Organizatorët e Unum Festival kanë investuar shumë në çdo aspekt të këtij eventi, duke përfshirë sigurinë, kujdesin ndaj mjedisit. Përveç kësaj, kanë krijuar një paketë shumë të plotë për turistët, duke ofruar akomodime të përshtatshme dhe një atmosferë të këndshme gjatë kohës që ata do të qëndrojnë në këtë vend magjepsës, kshtuqe nese ende nuk keni siguruar vendet se ku do flini shikoni rrjetet sociale te unum festival per rekomandime ne buxhet.