18:37 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vetëm edhe një mungesë për Real Madridin para Super Kupës së Evropës

Me Raphael Varane dhe Mateo Kovacic të rikthyer në seancën stërvitore këtë të diele, vetëm Luka Modric nuk është kthyer ende nga pushimet për t’ju bashkuar skuadrës në Valdebebas.

Varane, kampioni i botës, dhe kroati, Kovacic, së bashku me Casemiron dhe Marcelon kanë punuar me trajnerin fizik, Javier Mallo dhe me ndihmës-trajnerin e ri, Albert Celades në fushë.

Pas një ngrohje fillestare, katër lojtarët përformuan me prekjen, mobilitetin dhe shpejtësinë me topin.Varane bëri disa vrapime, derisa Marcelo dhe Casemiro e përfunduan seancën me krosime dhe gjuajtje në portë.

E ardhmja e Kovacic mbetet ende e paqartë, teksa Real Madridi ka kërkuar që largimi i tij të mos ndodhë.

Modric pritet të rikthehet të hënën, edhe pse ka disa zëra që raportojnë se ai mund të transferohet tek Interi, teksa ende nuk ka ndonjë reagim nga vetë lojtari./IndeksOnline/