14:52 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Vetëm ‘hija’ i ka mbetur në Superligë, Besa pëson humbjen e radhës

Skuadra e Besës së Pejës ka vazhduar me humbje në Superligën e Kosovës.

Në xhiron e 23-të skuadra pejane u mposht 1 me 2 ndaj ekipit mitrovicas, Trepça ’89,  shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin mysafir i shënuan: Rrahmani dhe Jashari. Të vetmin për vendësit e shënoi Halili.

Besa me humbje mbetet në pozitën e fundit me 7 pikë, kurse Trepça ’89 me fitore mbetet në pozitën e pestë me 31 pikë./IndeksOnline/