09:36 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

“Vetëm me Guardiolan krahasohesh”, Thierry Henry i thur lavde Xavit: Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit!

Skuadra e Barcelonës mori një rezultat pozitiv (1:1) në ndeshjen e parë ndaj Napolit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve faza e eliminimeve.

Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry gjatë një interviste me Xavin pas ndeshjes, ia thotë disa fjalë të mëdha, shkruan Indeksonline

“Hej Xavi, shoku im. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Jam i impresionuar me punën që ke bërë të Barcelona. Ke fituar titullin e ligës dhe na mësuar shumë për futbollin. Për sa i përket mënyrës së si i qasesh lojës, vetëm Pep Guardiola mund të krahasohet me ty”, u shpreh Henry

Kujtojmë që tashmë Xavi e ka zyrtarizuar largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni./Indeksonline/