22:47 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vetëm një ditë nga publikimi, ‘Electricity’ e Dua Lipës në maje të ranglistave

Dua Lipa ditën e djeshme ka publikuar projektin e saj të ri, të titulluar “Electricity”.

Kurse, sot ajo ka njoftuar se ky projekt është renditur i pari në ranglistat botërore të “Itunes” si kënga më e dëgjuar.

“Numër 1 në ranglistat botërore të ‘iTunes’, EJA!!! Ju duam! Faleminderit për mbështetjen.” ka shkruar Dua në postimin e publikuar në “Instagram”.

Ndryshe ky projekt është në bashkëpunim me Silk City – Diplo dhe Mark Ronson./Indeksonline/