09:09 / E Premte, 18 Tetor 2019

Vetëm një fitore për Kosovën në Botërorin e kërlingut, ja pozita e saj finale

Ekipi i Kosovës në kërling, ka mbyllur garimin në kampionatin botëror të kërlingut për mikse, që po mbahet në Aberdeen të Skocisë.

Kosova doli e gjashta nga shtata kombëtare, pa mundur të kualifikohet tutje. Ekipi ynë debutoi në botëror me një fitore ndaj Nigerisë, por që më pas pësoi humbje nga kombëtaret me shumë përvojë dhe cilësi si: Kanada, Gjermania, Bjellorusia, Estonia e Hong Kongu, ndërsa nga Sllovakia u mundën me rezultat zyrtar, shkruan Indeksonline.

Një fitore në kampionat botëror vlerësohet sukses për ekipin tonë, kur dihet që sporti i kërlingut është ende në hapat e parë të zhvillimit në Kosovë./Indeksonline/