12:29 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Vetëm një futbollist i Manchester Cityt e ka të fituar Ligën e Kampionëve, ishte pjesë e Liverpulit në vitin 2005

Manchester City sonte do të kërkojë trofenun e parë të Champions League në histori të klubit.

Cityzens në finale për kundërshtar do ta kenë skuadrën e Interit, shkruan IndeksOnline.

Nga të gjithë futbollistët e Manchester Cityt, vetëm njëri prej tyre e ka të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Bëhet fjalë për portierin 37-vjeçar, Scott Carson.

Carson ngriti lartë trofeun e Champions Leageu në vitin 2005, me skuadrën e Liverpulit, në rikthimin e tyre historik kundër Milanit.

Ai aktualisht është portier i tretë i Manchester Cityt, dhe mund ta fitojë trofeun e dytë pikërisht në “Stadiumin Olimpik Atatürk” të Stambollit, aty ku u luajt edhe finalja e vitit 2005.

Ndeshja finale mes Manchester Cityt dhe Interit do të nis nga ora 21:00./IndeksOnline/