10:46 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Vetëplagoset me armë një person në Deçan

Një person është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në Deçan.

Ai gjersa ishte duke pastruar armën, është vetëplagosur në këmbë, shkruan Indeksonline.

I dyshuari pas tretmanit mjekësor është liruar. Ndërsa, nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 35 fishekë, për të cilën i dyshuari posedonte leje.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Indeksonline/