17:23 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Veteranët invalidor ankohen për Komisionin Shtetëror Invalidor: Po na trajtojnë si kriminel

Veteranët invalidor dhe shoqatat e dala nga lufta nga krahina e Llapit, gjatë ditës së sotme mbajtën një takim, ku shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj komisionit shtetëror invalidor.

Kjo për arsye se ky komision sipas tyre po i trajton shumë keq.

Një burim i Indeksonline, ka thënë se ata po trajtohen si kriminela nga ky komision.

Sipas këtij burimi, komisioni nuk po i merr parasysh aspak certifikatat e tyre, të lëshuara nga Qeveria e Kosovës.

“Komision shtetëror invalidor janë duke na trajtuar shumë keq neve veteranëve invalidor, janë duke na trajtuar si me kon kriminel. Certifikatat qe janë dalë për invalid i ka lëshue qeveria, Agim Ceku, këta në komision nuk po na marrin parasysh hiq. Aty po u dashke me shkue ose me naj dorë të thyme ose po duke me kon kamën e këput. Një shokit tonë prej 40 përqind ja kanë zbrit në 25 përqind. Ata duhet me dit kush u kon ushtar, nuk po e dimë a jemi para komisionit a para gjyqtarëve”, tha ky burim.

I njëjti burim ka treguar për Indeksonline se nga takimi i sotëm është marrë vendim që brenda dy ditëve, një delegacion me në krye kryetarët e Shoqatave të

Llapit të adresojnë pakënaqësitë e tyre në Shoqatën e Veteranëve të Luftës.

Sipas këtij vendimi, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh përsëri, atëherë ata do të vazhdojnë me hapa të tjerë, deri në realizimin e kërkesave të tyre./Indeksonline/