14:39 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / k.v

Veteranët nuk e pranojnë propozimin e Kurtit për takim nesër, duan që ai të ndodhë sot (Video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar që nesër të takohet me udhëheqësit e OVL së UÇK-së për të gjetur një zgjidhje sa i përket pensioneve të tyre.

Por me këtë propozim nuk po pajtohen veteranët që po protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

Ata duan që ky takim të ndodhë sot dhe vetëm sot.

Ndërkohë seanca në Kuvend është bllokuar nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët po insistojnë që takimi i Kurtit me OVL së UÇK-së të mbahet tani./IndeksOnline/