12:48 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veterani i UÇK-së bëhet me shtëpi

Komunës së Malishea dhe mërgimtarët e kanë bërë me shtëpi familja e veteranit të luftës së UÇK-së, Sabit Dobruna.

Për ndërtimin e shtëpisë për veteranin Dobruna, truallin e ka dhuruar mërgimtari Fatmir Gashi, ndërsa për ndërtimin e shtëpisë kanë ndihmuar edhe Arbnor Bashota, Adrian Dobruna, Faik Zogaj dhe Komuna e Malishevës.

Sot, me rastin e përurimit të shtëpisë dhe dhënies së çelësave të shtëpisë, në vigjilje të shënimit të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar të gjithë donatorët, në veçanti Fatmir Gashin, për dhënien e truallit për Sabit Doburnën, si dhe e ka uruar veteranin, për shtëpinë e re.

“Ju jam mirënjohës të gjithëve për këtë gjest human që ju keni bërë dhe i keni siguruar edhe truallin, edhe keni ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë”, tha kryetari Begaj, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpisë./Indeksonline/