16:31 / E Enjte, 26 Mars 2020

Vetëvendosja: Nuk qëndrojmë prapa SMS-ve të publikuar në rrjete sociale

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja “Vetëvendosje”, nuk qëndron prapa SMS-ve të dërguar në numra të ndryshëm të telefonave nëpër Kosovë. Kështu të paktën thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media.

“Nuk qëndron Lëvizja prapa asnjë sms e thirrje”, thuhet në përgjigjen për “Indeksonline”.

Po ashtu, LVV-ja ka hedhur poshtë raportimet se janë pjesë e linçimeve të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kossnet, i cili kërkoi që të mbahet seanca e mocionit të mosbesimit.

LVV-ja kosnideron se kjo është një propagande dhe absolutisht s’ka asnjë lloj implikimi në qasjen e aktivistëve ndaj diplomatit amerikan.

Mos i humb