10:35 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vetëvendosje, do të marrë pjesë në seancën, ku pritet të votohet Avdullah Hoti kryeministër

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbëria Nagavci, pak para seancës ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes do të qëndrojnë në sallën e seancave kur pritet të votohet për kryeministër Avdullah Hoti, i mandatuar nga LDK-ja.

Nagavci këtë seancë e ka quajtur, seancë të turpit dhe se me anë të saj po tentohet të deformohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, i 6 tetorit 2019.

Ajo më tejt, ka thënë se deputetët e partisë së saj, nuk do të bëjnë veprime siç jemi mësuar t’i shohim sa herë që në vend ka krizë politike. /IndeksOnline/