11:41 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Vetëvendosje kërkon mbështetje financiare nga populli: Na duhen për të bërë fushatë perfekte

Lëvizja Vetëvendosje edhe këtë herë ka kërkuar mbështetje financiare nga populli.

Me një komunikatë të sapopublikuar, partia e Albin Kurtit kërkon donacione siç thonë ata për të bërë fushatë perfekte.

“Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Si në çdo zgjedhje, ne u drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral.
Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta.

Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.

Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE1, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, ne na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti II do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.

Bashkë drejt referendumit dhe krejt e në drejtimin e duhur”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./Indeksonline/