16:38 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vetëvendosje kërkon të diskutohet urgjent në Kuvend për Telekomin

Nënkryetarja e Kuvendit, Arberie Nagavci në emër të subjektit të saj politik, Vetëvendosje ka kërkuar që të futet në rend dite cështja e Telekomit të Kosovës, përkatësisht, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, i cili kërkon në mënyrë të dhunshme t’u jepen 25 milionë eurove kompanisë Darda. Net, transmeton IndeksOnline.

Sipas saj ekzektuimi i këtij vendimi ky  do ta shkatërronte Telekomin e Kosovës e rrjedhimisht do të kishte pasoja edhe në institucionet shtetërore.

“Ekzekutimi i dhunshme është i papërballueshme për funksionimin normal dhe dhënien ne shërbimeve për qytetaret e Kosovës dhe njëkohësisht rrezikon në mbylljen e kompanisë, ky ekzekutim shkakton ndërprerja e afarizmit të telekomit për të gjitha institucionet e shtetit”, tha Nagavci.

Sipas saj me aplikimin me e këtij vendimi do të rrezikohet edhe situra kombëtare, andaj është urgjente të diskutohet për këtë temë.

Mirëpo LDK dhe PDK nuk ishin pro që ky diskutim të mbahet sot, në kohën kur pas pak pritet të raportoj kryeministri Avdullah Hoti në lidhje me situatën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 në vend, raporton IndeksOnline.