21:20 / E Diele, 15 Gusht 2021 / OSH

Vetëvendosje: Lulzim Dragidella do të jetë kandidat për kryetar të Klinës

Në mbledhjen e Grupit Punues të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë është votuar unanimisht si kandidat për kryetar të komunës nga rradhët e LVV në Klinë Prof. Dr. Lulzim Dragidella

Profesor Lulzimi për shumë vite ka qenë ligjërues i lëndëve të fushës sociale në Universitete të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj.

Ai ka studiuar fillimisht në drejtimin e pedagogjisë dhe punës sociale dhe tani mban titullin Doktor Shkence në tri fusha: për shkencat arsimore në Universitetin Alanus, Bonn, si Doktor i Shkencave Arsimore; për të drejtat e njeriut në Universitetin Wraclawski, Breslau, si Doktor i Shkencave Sociale; dhe, për sociologji në Universitetin e Komenskit në Pressburg, Bratisllavë, si Doktor i Filozofisë.