23:22 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje mirëpret propozimin për hapjen e kufirit me Shqipërinë

Vetëvendosje mirëpret propozimin për hapjen e kufirit me Shqipërinë

Ëndrra e shumë shqiptarëve për bashkimin e trojeve ka nisur së realizuari.

Deklarata e ministrit të Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko se nga janari i vitit 2018, nuk do të ketë më kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë ka ngjallur reagime.

Është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LVV, Rexhep Selimi ai i cili uron që qëndrime të njejta të kenë edhe dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës.

“Deklarata e Majkos shpresojë të jetë deklaratë dhe qëndrim edhe i Republikës së Koosovës dhe i Republikës së Shqipërisë”, ka thënë ai për Indeksonline, duke shtuar se kufiri është i panevojshëm dhe i pakuptimtë.

Prandaj një hapë të tillë edhe do ta dëshiroja më herët, por do ta përkrhim kurdo që të ndodh, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë ai tutje.

Nga ana e tij, Majko ka shprehur besimin e tij se nga janari 2018 të jetë provë se kuriri ‘jugosllav’ midis dy shteteve tona që do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian./Indeksonline/