75 Mall Live Search
23:23 / E Diele, 11 Gusht 2024 / FR

Vetëvendosje nesër mban konferencë për media para Prokurorisë Speciale

Lëvizja Vetëvedosje nesër do të mbajë konferencë për media para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Partia LVV këtë e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

Arsyja e kësaj konference nuk është treguar nga subjekti politik i udhëhequr prej Albin Kurtit.

“Njoftim për media Të hënën, 12 gusht 2024, nga ora 12:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon konferencë për media para Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ftojmë mediat ta përcjellin”, thuhet në njoftim.