18:59 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje proteston kundër ndaljes së energjisë elektrike [Video]

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur pakënaqësi të shumta rreth reduktimit të energjisë eletrike.

Përmes  aktivistes, Arta Berisha sot është parë situata e rëndë e qytetarëve që si pasojë ballafaqohen me mungesë të energjisë.

Ajo tha se  në këto ditë të ftohta dimri, qytetarët anëkend komunave të Kosovës po ballafaqohen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, duke ua vështirësuar kështu jetën e qytetarëve.

Për më shumë ndiqeni më poshtë postimin e plotë të  Vetëvendosjes:

Ndalni reduktimin e energjisë elektrike

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot në shenjë pakënaqësie me reduktimet e shpeshtuara të energjisë elektrike ka zhvilluar një aksion simbolik para objektit të KEDS-it. Aktivistja Arta Berisha e përshkroi situatën e rëndë të qytetarëve si pasojë e mungesës së energjisë. “Në këto ditë të ftohta dimri, qytetarët anëkend komunave të Kosovës po ballafaqohen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, duke ua vështirësuar kështu jetën e qytetarëve”, tha ajo.

Kur sot në lagjet e Prishtinës, që është kryeqytet, dhe vetëm 3 minuta larg objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka ndërprerjë të energjise, mund ta marrë me mend secili prej nesh se çfarë reduktime ka nëpër fshatrat e komunave të tjera.

Qytetarët edhe pse paguajnë më shumë sesa që kushtojnë shërbimet e marra, KEDS vazhdon në avazin e njëjtë që planin e mirëmbajtjes të planifikuar për shpërndarjen e energjisë ta aplikojë me reduktime të paarsyeshme.

Ndonëse, mungesa energjisë është e shprehur kudo në Kosovë, vetëm në muajin e fundit është raportuar që komunat që kanë pasur më shumë ndërprerje të energjisë elektrike kanë prekur Mitrovicën, Vushtrrinë, Skenderajin dhe Drenasin me fshatrat e tyre përreth.

Derisa KEDS raporton para ZRRE-së për uljen e humbjeve teknike çdo vit zgjidhjen me sa duket e ka gjetur duke reduktuar gjithnjë e më shumë orarin e furnizimit me energji për qytetarët e Kosovës. Në vend të investimeve të plota dhe të shtrira në të gjithë territorin pra dhe aty ku banojnë pak familje, KEDS po aplikon me sa duket një praktikë hicc më pak se abusive.

Kur e bën privatizimin arbitrar të KEDS-it na thanë se përvecc të tjerave kjo po bëhet që të garantohet furnizim i pandërprerë me energji elektrike dhe se humbjet teknike e edhe ato komerciale do të reduktoheshin.

E kundërta po ndodh, po na rritet ccmimi i energjisë dhe orët e ndërprerjes me energji elektrike.

Qytetarët që 18 vite pas luftës nuk kanë pasur rastin asnjëherë të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike. Ky degradim konstant po bëhet në kurriz të më të varfërve dhe më të pambrojturve, siç janë banorët në fshatra e zona të thella.

Menaxhmenti i KEDS dhe politikanët që janë të lidhur me ta po i vjelin fitimet ndërsa ne reduktimet.

Ne bëjmë thirrje urgjente që KEDS-it dhe institucioneve përgjegjëse, që të zbatojnë masat dhe përgjegjësitë që kanë ndaj qytetarëve, dhe ta trajtojnë këtë gjendje të krijuar me seriozitet ashtu që sa më shpejt qytetarëve te ju sigurohet energjia elektrike në shtëpitë e tyre./Indeksonline/