Vetëvendosje shpallë zgjedhjet e brendshme
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake. Vendimin e morën 133 delegatët e VV-së të cilët po marrin pjesë në mbledhjen e 31-të të Këshillit të Përgjithshëm, shkruan Indeksonline.
Mbledhja është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.
Kujtojmë se brenda Vetëvendosjes ka pasur përplasje të shumta pas publikimit të bisedës ku Aida Dërguti e quan Albin Kurtin “mut”./Indeksonline/