Vetëvendosje thërret tryezë me partitë politike më 25 maj
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se të premten e javës së ardhshme do të organizojë tryezën e titulluar ‘Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve’, ku do të jenë të ftuara subjektet politikë të Kosovës.
Më 25 maj Vetëvendosje mbledh partitë politike në tryezën e cila prite të mbahet në ambientit e Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjët tanë”, thuhet në njoftimin për media të VV-së./Indeksonline/