19:57 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje uron Qëndron Kastratin për fitore në Kamenicë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se Qëndron Kastrati ka fituar në komunën e Kamenicës.

Pa dhënë detaje me shifra, Kastratin e ka uruar deputeti Dardan Molliqaj.

“Edhe Kamenica me zemër. Urime Qëndron”, ka shkruar ai.

Qëndron Kastrari ka garuar kundër Shaip Surdullit të LDK-së./Indeksonline/