14:48 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veton Berisha: E papranueshme mos përfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore

Mos përfshirja e vajzës së vogël Elizabeta Hasani, e cila u vra me 13 mars të vitit  1999 në tregun e Mitrovicës, në pllakën përkujtimore,  ka nxitur reagimin e  shumë organizatave dhe individëve në mbarë vendin, transmeton IndeksOnline.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha ka reaguar përmes një shkrimi për mos përfshirjen e disa pjesëtarëve të komunitetit rom në pllaka përkujtimore në Mitrovicë e Klinë, duke e quajtur si veprim të papranueshëm.

“Rasti i përjashtimit nga pllaka përkujtimore e Elizabetes së vogël me përkatësi Rome e vrarë me 13 mars 1999 në tregunn e Mitorvicës dhe dëshmorët Demë Lani (I vrarë për shkak që nuk pranojë të largojë plisin e bardhë nga koka), Imer Quni dhe Metë Quni të përkatësisë së komunitetit Egjiptian të vrarë me 29 mars 1999 nga fshati Poterq,  Komuna e Klinës të përjashtuar nga varrezat e përbashkëta të dëshmorëve, janë shqetësuese dhe të papranueshme për ne”, ka shkruar Berisha.

Ai ka thënë se cfarë duhet të bëjnë komunitetet më shumë që të vlerësohen njëjtë sikurse komuniteti shumicë, shqiptarët.

Berisha ka thënë se viktimat duhet të trajtohen të barabartë, emrat dhe eshtrat e tyre duhet të kthehen në Kosovë.

“Mohimi i përjetimeve të përbashkëta nga pushtuesi Serbë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe mos respektimi  i kontributit tonë për Kosovën e pavarur dhe demokratike është jo e drejtë dhe e papranueshme për ne. Andaj, kërkojë nga institucionet qendrore, lokale dhe organizatat kompetente për çështjet në fjalë dhe shumë raste të tjera të ngjajshme, që sa më parë ti identifikojnë këto lloje të rasteve, viktimat të trajtohen barabart, emrat dhe eshtrat e tyre të kthehën në vendin ku ata e meritojnë, sepse ashtu e meriton Kosova e jonë e dashur”, ka përfunduar Berisha.