08:57 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / A. M.

Vetplagoset duke pastruar armën – Mitrovicë

Një burrë nga Mitrovica mbrëmë është vetplagosur duke pastruar armën.

Ai ka pësuar lëndime trupore pasi aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe për këtë ka pranuar tretman mjekësor.

Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë, teksa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.