23:04 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / A. M.

Vetura 15 milionë euroshe, Pagani përplaset me një Ford Fiesta në Zagreb

Dikush pati ndoshta aksidentin më të shtrenjtë në historinë e rrugëve kroate sot.

Një video po përhapet në rrjetet sociale ku shihet një nga makinat më të rralla dhe më të shtrenjta të ditës së sotme, Pagani Zonda HP Barchetta, duke u përplasur me një Ford Fiesta.

Nisur nga fotot dhe videot, Pagani ka pësuar dëmtime më të mëdha, raporton index.hr.

Një Pagani Zonda e këtij lloji vlen rreth 15 milionë euro.

Vetura erdhi në Zagreb me shumë gjasa si pjesë e një karvani ekskluziv të automjeteve të mbledhura në klubin Supercar Owner Circle.

Zonda HP Barchetta u prezantua në vitin 2017, kur u festuan ditëlindja e 18-të e linjës së modeleve Zonda të Pagani dhe ditëlindja e 60-të e themeluesit të kompanisë Horatio Pagani.