75 Mall Live Search
08:49 / E Hënë, 13 Prill 2026 / P M

Vetura bëhet si paketë, pamje nga aksidenti me fatalitet në Dobrushë të Istogut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dobrushë Komuna e Istogut, ku një vetaksident ka përfunduar me pasoja fatale.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai bëri të ditur se sot rreth orës 06:00 të mëngjesit, Policia është njoftuar për një aksident trafiku.

“Sapo njësitet policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se bëhet fjalë për një vetaksident në fshatin Dobrushë, në komunën e Istogut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit të pajetë,” ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, më pas ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Indeksonline/