10:44 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vetura e djegur në Prishtinë, shfrytëzohet si kontejner

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend është bërë dukuri mjaft e përhapur në vend.

Qytetarët në shumë raste nuk hezitojnë t’i shfrytëzojnë hapësirat e ndryshme për t’i hedhur ato, shkruan Indeksonline.

Njësoj po ndodh edhe në rrugën “Kadri Gjata” në Prishtinë, ku një veturë e djegur, e cila ka kohë që qëndron aty, qytetarët po e shfrytëzojnë për hedhje mbeturinash.

Indeksonline ju sjell një fotografi ku mund të shihni se në çfarë gjendje është kjo veturë./Indeksonline/