23:50 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Vetura e godet 51-vjeçaren në Besi të Podujevës, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur në Besi të Podujevës ku një veturë e ka goditur një këmbësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se e aksidentuara ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

“Ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci

Tutje, Borovci tha se vozitësi i veturës, 23-vjeçar, me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.