16:32 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Vetura e parë në botë që krijon panoramën e çatisë me ‘airbag’

Mbulesa panoramike e xhamit në çatinë e veturës është diçka që pothuajse çdo kompani po e praktikon.

Hyundai ndërkohë bëhet kompania e parë e veturave në botë që pajisë panoramën e xhamit me airbag.

Zgjidhja e Hyundait përfshin një airbag që është instaluar brenda mekanizmit të xhamit.

Nëse një sensor në bord zbulon se vetura do të rrokulliset gjatë një aksidenti, airbag-u do të hapet përpara nga pjesa e pasme e veturës dhe mbulon sipërfaqen e tërë të çatisë në vetëm 0,8 sekonda. /IndeksOnline/