20:47 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vetura e parkuar poshtë koshit në “Bregun e Diellit” nuk i pengon fëmijët të luajnë basket

Vend parkingjet në kryeqytet vazhdojnë të mbesin një problematikë e madhe për qytetaret.

Shpesh mund të shohim vetura të parkuar vend e pa vend kjo për arsye të mungesës së parkingjeve.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku një veturë është parkuar poshtë koshit të basketit.

Disa fëmije të kësaj lagje siç duket nuk i ka penguar kjo gjë pasi ata vazhduan me lojën edhe pse vetura po qëndronte e parkuar aty.

Një qytetar ka publikuar një video ku mund të shohim se si këta fëmijë luanin basket edhe pse vetura po qendronte aty./Indeksonline/