07:51 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vetura e Policisë përfundon jashtë rrugës në magjistralen Pejë-Prishtinë

Një veturë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar.

Para pak çastësh, në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht te ‘Parku i Biznesit’, një veturë e Policisë ka dalë jashtë rrugës.

Siç shihet në këto pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline, vetura e Policisë ka përfunduar jashtë rrugës.

Derisa, dy vetura tjera të Policisë janë në vend ngjarje.

Nuk dihet nëse ka të lënduar./Indeksonline/