12:56 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vetura e shtrenjtë, qytetarit po i dhimbset ta lë në diell, e rehaton aty ku s’duhet!

Edhe pse vetura ka një çmim të lartë, vozitësit nuk iu dhimbset aspak hapësira e gjelbëruar publike në një prej rrugëve të Prishtinës.

Sigurisht se ‘hija’ nën një pemë në rrugën ‘Mujë Krasniqi’ është më e konvenueshme për veturën e qytetarit që bllokoi një pjesë të kësaj hapësire për ta rehatuar atë, transmeton Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarë të shumtë zgjedhin që t’i dëmtojnë hapësirat e gjelbërta, por edhe të bllokojnë trotuaret./Indeksonline/