14:50 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / k.v

Vetura e vjedhur në Graçanicë gjendet në Skenderaj

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur  një ditë më parë në Stacionin Policor në Graçanicë.

“Hetuesit policor mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin e veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e mesditës së sotme,  në qytetin e Skenderajt kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV me çrast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila një ditë më parë ishte raportuar  e vjedhur në zonën e Graçanicës”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale, Avni Zahiti.

Ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve në kuadër  të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.